Shqiptari Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë bashkëshorten tij Zenepe Uruçi, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.
62-vjeçari vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij duke u varur me një çarçaf.
Uruçi ishte vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.
Një nga policët që po kontrollonte qelitë e të burgosurve e gjeti të varur 62-vjeçarin.