Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FFA) ka bërë të ditur se po ndalon fluturimet e SHBA-së për në Haiti për 30 ditë pasi dy avionë amerikanë u goditën me armë zjarri.
Në një lajmërim për misionin ajror, agjencia ndaloi linjat ajrore amerikane nga fluturimet në territorin dhe hapësirën ajrore të Haitit nën një lartësi prej rreth 3.048 metrash.
Ndalimi erdhi pasi të hënën fluturimet e kompanive ajrore "Spirit Airlines" dhe "JetBlue Airways" u goditën me armë zjarri në hapësirën ajrore mbi kryeqytetin Port-au-Prince.
"JetBlue Airways" tha se do të ndalojë të gjitha fluturimet drejt dhe nga Haiti deri më 2 dhjetor.
Të hënën, Këshilli Presidencial Kalimtar i Haitit emëroi biznesmenin dhe ish-kandidatin e senatit, Alix Didier Fils-Aime, si kryeministër të ri të vendit pasi shkarkoi Garry Conille-n pas një beteje politike për pushtet me këshillin për kontrollin e qeverisë.
Pavarësisht pranisë së Misionit Mbështetës të Sigurisë Shumë-kombëshe, të udhëhequr nga Kenia dhe të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Haiti vazhdon të përjetojë një rritje të vrasjeve, rrëmbimeve, urisë dhe territorit të kontrolluar nga bandat.
OKB-ja ka raportuar se midis janarit dhe shtatorit të këtij viti rreth 4.900 njerëz janë vrarë në Haiti ndërsa rreth 700 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda territorit të vendit./aa