Forcat e sigurisë së Kosovës kanë shfaqur për herë të parë dronët turk Bayraktar TB2. Bayraktar është filmuar duke fluturuar mbi territorin e Kosovës në lartësi të ulët.
Publiku në Kosovë dhe në rajon ka mbetur i panjohur se sa ka kushtuar ky prokurim, si dhe detajet lidhur me këtë prokurim, gjë që është konfirmuar edhe nga llogaritë në Platformën X me videon e publikuar.
Kosova gjatë vitit 2023 ka blerë drone turq, numri i të cilëve nuk dihej.
Po ashtu, të dhënat për pajisjet dhe armët që janë prokuruar për nevojat e forcave të sigurisë së Kosovës janë mbajtur të fshehta. /tesheshi.com/