Pertev Aslan, 61-vjeçari nga qyteti Tekirdağ në Türkiyem e mban të gjallë artin e tij të gdhendjes në dru e që quhet "Hatayi", të cilin e nisi si hobi.

Aslan, i cili është i interesuar për artin "Hatayi", i cili është ndër artet tradicionale dekorative turke dhe përdoret gjerësisht, ka marrë trajnim për motive nga Sedefkar Enis Türk për 6 vjet.

Ai u pasionua pas artit të dekorimit, të cilin e filloi si hobi gjatë pandemisë së COVID-19, la angazhimin e tij si kuzhinier të cilën e punoi për më shumë se 40 vjet dhe hapi punishte në Istanbul dhe Tekirdağ për të ekspozuar veprat e tij dhe për të prezantuar këtë art për të rinjtë.

Në prononcimin për Anadolu, Aslan tha se synon ta bartë artin "Hatayi", i cili është trashëgimi kulturore, tek brezat e ardhshëm.

Në vazhdim ai thotë se pasionin për artin e kuptoi gjatë pandemisë së COVID-19. "Pasi u njoftova me drurin, nuk munda ta braktisja më. Punoj në degë të ndryshme të artit. Bëj Hatayi, sedef, statuja dhe portrete të emrave të famshëm si Mustafa Kemal Atatürk, Neşet Ertaş dhe Aşık Veysel. Do të vazhdojë të ketë njerëz të famshëm në punimet e mia", u shpreh Aslan.

Ai tregon se punimet i ka përfunduar brenda 1 deri në 6 muaj, varësisht nga madhësia e punimeve.


 

 

- "Kujdesem që të jenë të natyrshme"

Artisti turk thotë se nuk përdor kurrë bojë në punën e tij. "Meqenëse ne punojmë në detaje, pemët tona duhet të jenë të forta. Pemët e llojit 'buxus', të arrës, karobit dhe ullirit kanë vend të rëndësishëm në punime. Unë kurrë nuk përdor bojë në veprat e mia. Ato janë të gjitha natyrale. Kujdesem që të jenë të natyrshme", tha ai.

Aslan thekson se aktualisht është duke punuar në instrumente të ndryshme muzikore.

Ai dëshiron t'ua shpjegojë këtë art, veçanërisht të rinjve. "Hatayi është një formë tradicionale e artit tonë. Hatayi është një art i vështirë. Versioni i stilizuar i luleve është hatayi. Kjo bëhet me dashuri. Unë iu përkushtova këtyre punimeve. Unë dua ta popullarizoj këtë formë të artit dhe t'ua përcjellë të tjerëve. Nuk është art i lehtë. Unë dua ta transferoj këtë art që të qëndrojë si vepër për shekuj", tha Aslan.

Më tej ai shtoi se ka punuar në 3D për të krijuar stilin e tij në art, i cili ishte gjithmonë 2D në gurët e varreve dhe dyerve gjatë periudhës osmane./aa