Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden iu bashkua bashkëshortit të saj Joe Biden në takimin me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Jill Biden i bëri ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional të zonjave të para, por Melania Trump e refuzoi.

Sipas asaj që shkruan CNN, shkak u bë angazhimi i Melania Trump në lidhje me librin e saj.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se “Jill Biden i dhuroi një letër të shkruar me shkrim dore Trump. Ne letër shprehej gatishmëria e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin e pushteteve”./TCH