Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe gjurmueshmërinë, duke mundësuar kalimin nga mbledhja në natyrë drejt kultivimit të qëndrueshëm si dhe duke ulur kostot me qëllim rritjen e eksporteve.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka bërë bashkë aktorë të sektorit privat, akademinë, ekspertë ndërkombëtare dhe donatorë në një forum i cili kishte në thelb zhvillimin e teknologjisë dhe transferimin e njohurive në sektorin e bimëve aromatiko-mjekësore në Shqipëri.

Për herë të parë sektori privat ka nënshkruar një marrëveshje  partneriteti me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të drejtuar zhvillimin e ardhshëm të sektorit.

Kjo ndërhyrje është mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).  Aktualisht 90 % e bimëve mjekësore që tregtohen jashtë janë të kultivuara. 

Nga kjo industri përfitojnë të ardhura mbi 4 mijë familje./Scan