Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike. Drejtoria Rajonale e OSHEE në Vlorë ka lidhur kontratën për tenderin e hapur në shtator të këtij viti, ndërsa punimet do të përfshijnë zhvillimin e linjave të tensionit të mesëm 20kV, kabinave elektrike dhe linjat e tensionit të ulët me përcjellës ABC, për fiderat O1 dhe O2 nga nënstacioni i Orikumit.

Këto ndërhyrje pritet të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për gjithë zonën e Radhimës, që është një nga zonat turistike në vend.

Gjatë këtij viti, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nisi zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, bazuar në rritjen e fluksit të turistëve që rrit edhe kërkesën për energji. Investimet janë fokusra jo vetëm në pjesën bregdeatre, por edhe atë malore të vendit, duke konsideruar potencialin turistik që ofrojnë këto zona.

Ky është viti i parë pas pandemisë dhe krizës energjetike, që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka miratuar një plan të mirëfilltë investimesh.

Ndërkohë që, investimi në rrjetin elektrik, jo vetëm rrit sigurinë e furnizimit me energji, por në të njëjtën kohë ndikon në reduktimin e humbjeve teknike, që vijnë si pasojë e amortizimit të rrjetit./Scan