Sektori i mikrofinancës gjatë vitit 2023, disbursoi 56 miliardë lekë kredi, ose pothuajse 540 milionë euro.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë së dhënë nga mikrofinanca u rrit 14% krahasuar me një vit me parë dhe zë 7% të portofolit të totalit të kredisë për ekonominë shqiptare.
Në sektorin e mikrofinancës kryeson kredia në monedhën vendase lek, çka ka sjellë rënie të efektit nga ndryshimet e kursit të këmbimit valutor.
të jetë më i vogël krahasuar me sektorin bankar. Në fund të vitit 2023, kredia në Lekë përbënte rreth 70% të vlerës totale të portofolit të kredisë.
Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, ku vend të rëndësishëm zë edhe sektori agro.
Sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, sektori numëron 1919 të punësuar, prej të cilëve 951 oficerë kredie. 10 kompanitë e mikrofinancës numërojnë në total një rrjet prej 290 degësh të shtrira në gjithë vendin./ata