Eduart Reçi i cili u qëllua me një plumb në kokë rreth mesnatës së djeshme në Tiranë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

52-vjeçari u qëllua me armë nga persona akoma të paidentifikuar në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj vrasje.

Pas ngjarjes së ndodhur Policia e Tiranës bëri me dije në një informacion paraprak për mediat se : “Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri Eduart Reçi, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”./ata