Qeveria franceze ka ndaluar gjithashtu instalimin dhe përdorimin e Tik Tok dhe platformën amerikane Netflix në telefonat e zyrtarëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 2.5 milionë zyrtarë publikë nuk do i përdorin këto rrjete.
Këto aplikacione, nënvizojnë burime pranë ministrit të Administratës Publike të Parisit, Stanislas Guerini, paraqesin “rreziqe në lidhje me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave të zyrtarëve publikë dhe administratës”.