Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 

Ky lajm u bë i ditur nga një postim në rrjete sociale të publikuar nga vetë Sekretari I Jashtëm, i cili shkruan se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke bashkëpunuar për sigurinë e vendit.

 

“Përtej çdo gjëje tjetër, bashkëpunimi është thelbësor. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë duke punuar së bashku për të promovuar sigurinë dhe begatinë e popujve tanë”, shkruan Cleverly.

 

Në vizitën e parë Kryeminstri ka zhvilluar një takim me homologun britanik Rishi Sunak  dhe biseda mes tyre u fokusua në çështjet e emigracionit, sigurisë, krimit të organizuar dhe ekonomisë.