Mbrojtja e të dhënave personale nuk ka qenë kurrë më urgjente dhe fusha e arsimit nuk bën përjashtim.
Prezenca e OSBE-së në Tiranë, bashkë me Komisionerin për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi ishin sot në Korçë, ku prezantuan gjetjet e rekomandimit unifikues për sektorin e arsimit të mesëm të lartë dhe modulin trajnues për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë lundrimit në internet.
Kjo veprimtari mblodhi mbi 100 pjesëmarrës, drejtues shkollash, mësues, nxënës dhe prindër, të ardhur nga institucionet arsimore që mbulon Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë.
Përfshirja e të gjithë aktorëve luan një rol thelbësor në shpërndarjen e informacionit rreth legjislacionit dhe procedurave, si edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, thekson prezenca e OSBE-së./ata