Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), po zhvillon iniciativën ‘Stop Dhunës ndaj Grave në Politikë’ për të adresuar dhunën dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grave në jetën politike.
Në një takim me këto organizata në KQZ Shqipëri, Celibashi deklaron se u diskutuan “mënyrat për forcimin e mbrojtjes institucionale për gratë në politikë.”
Ai gjithashtu theksoi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale se ofroi mbështetje për promovimin e kësaj iniciative gjatë periudhës zgjedhore dhe theksoi nevojën për mekanizma ligjorë dhe institucionalë për të mbrojtur gratë nga diskriminimi dhe dhuna politike.
Celibashi shtoi me tej se, “me zonjat përfaqësuese të shoqërisë civile Valbona Kuko, WFD dhe Mirela Arqimandriti, GADC ramë dakord që KQZ të promovojë mekanizmat mbrojtës të grave në politikë të publikuar në sitin online të projektit, sidomos gjatë periudhës së ardhshme zgjedhore.”/ata