Kryeministri Edi Rama deklaron se një tjetër shkollë e re do të hapë së shpejti dyert në Lekaj të Rrogozhinës.

Terrenet e reja sportive dhe ambientet tërësisht të transformuara, do të jenë gati për të pritur 120 nxënës dhe mësues në këtë objekt arsimor që i shtohet listës së 40 shkollave të reja nga veriu në jug të vendit.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se “shkolla e re Lekaj të Rrogozhinës do të hapë dyert së shpejti për 120 nxënës dhe mësues”.

Kryeministri thekson se puna vijon transformimi i objekteve arsimore dhe terreneve sportive në 40 shkolla të tjera nga veriu në jug.

Në këtë vit arsimor, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u mundësuar mbi 35 mijë fëmijëve në arsimin fillor, të mësuarit përmes platformave interaktive dhe rritjes së aftësive digjitale. U janë mundësuar tekstet shkollore falas, 238 mijë nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta të nxënësve në gjimnaze.

Përgjatë vitit 2024 është investuar dhe po investohet në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata