Forumi Energjetik i Istanbulit (Istanbul Energy Forum) i organizuar nga Agjencia Anadolu (AA) nën kujdesin e Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, do të mbahet në Istanbul më 22 nëntor me temën kryesore "E ardhmja e përbashkët, qëllimet e përbashkëta".

Në forumin që do të mbahet në Qendrën e Kongreseve të Istanbulit dhe i cili do të zgjasë gjatë gjithë ditës, do të marrin pjesë ministrat e Energjisë nga vende të ndryshme, përfaqësues të organizatave joqeveritare vendase dhe të huaja, organizata ndërkombëtare, akademikë, anëtarë të medias dhe emra të njohur të botës së biznesit.

Objektivat rajonalë në sektorin energjetik, roli i Türkiyes në sigurimin e furnizimit me gaz natyror, financimi i transformimit të energjisë janë ndër çështjet që do të vlerësohen në forumin në të cilin krahas axhendave rajonale dhe ndërkombëtare do të trajtohen edhe shumë tema nga nafta te gazi natyror, nga siguria e furnizimit deri te zhvillimet teknologjike.

 

- Ministrat e Energjisë do të flasin në një seancë të posaçme

Forumi ku në seancën kryesore do të mbajnë fjalim, presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparsan Bayraktar, drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe kreu i Bordit Drejtues dhe drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz, do t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për dialog në nivel global.

Në sesionin e parë të forumit do të marrin pjesë si folës ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov, ministri bullgar i Energjisë, Vladimir Malinov, ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, ministri i Energjisë së Moldavisë, Victor Parlicov, zëvendësministri rus i Energjisë, Pavel Sorokin dhe ministrja serbe e Energjisë dhe Minierave, Dubravka Dedoviq-Handanoviq. Forumi do të mbahet nën moderimin e ministrit Bayraktar me titullin "Sfidat dhe mundësitë për një të ardhme elastike".

Gjithashtu forumi do të vazhdojë me seancën speciale të BOTAŞ të titulluar "Dinamika e Re e Sigurisë së Gazit: Perspektiva Rajonale" pas sesioneve "Pritshmëritë për teknologjitë e reja dhe karburantet në konvertimin e energjisë inteligjente" dhe "Financimi i Transformimit të Energjisë: Pritshmëritë dhe Prioritetet", do të përfundojë me "Takimin e falënderimeve dhe vlerësimit të Agjencisë Anadolu".

Pjesëmarrësit që janë të interesuar për forumin mund të regjistrohen në adresën e internetit "https://www.istanbulenergyforum.com"./aa