Kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania” përfaqësuesen e Ҫekisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Shqipëria dhe Ҫekia janë përballur 4 herë mes tyre që nga koha kur Çekia u nda nga Sllovakia.
Deri tani statistikat flasin për epërsi të çekëve, të cilët kanë fituar 2 ndeshje, teksa një sfidë ka përfunduar në barazim dhe një fitore shënohet për Shqipërinë.
Dueli i parë mes dy ekipeve u zhvillua më 8 qershorin e 2021, kur çekët fitonin me rezultatin 3-1 në një miqësore.
Ndërkohë që sezonin e kaluar, për kualifikueset e EURO 2024, Shqipëria mori një barazim 1-1 në Pragë më 7 shtator, me golin e Nedim Bajramit.
Ndërsa ndeshja e kthimit për kualifikueset e Euro 2024 luhej më 12 tetor 2023 dhe në ‘Air Albania’ skuadra e Sylvinjos shkëlqeu duke mposhtur çekët 3-0 dhe duke siguruar kualifikimin për në EURO 2024.
Sfida e 11 tetorit 2024 e luajtur në Pragë, për grupin B1 të Ligës së Kombeve, përfundoi me fitoren 2-0 të çekëve me dy gola të Thomas Chory’.
Pesë gola kanë shënuar kuqezinjtë në përballjet direkte, teksa çekët kanë shënuar 6 herë herë./ata