Po zhvillohen trajnime intensive për të gjitha strukturat, në qendër dhe në qarqe, për përmbushjen efektive dhe konform ligjit, të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë procesit zgjedhor.
Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me prezencën e përfaqësueses së OSBE-së Mira Xhamallati, është zhvilluar një trajnim me specialistët e Sektorit të Komunikimit me Median dhe Publikun në DPPSH dhe me zëdhënëset në qarqe.
Fokus i këtij trajnimi ishin metodat e menaxhimit efikas dhe në kohë reale, i informacionit gjatë procesit zgjedhor, në funksion të transparencës me qytetarët.
Gjithashtu, theksi u vu edhe mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, për komunikimin me median, duhet të ruajnë dhe të thellojnë me gazetarët, bazuar në respekt dhe profesionalizëm reciprok.