Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të shtunë në Vlorë, ku orës 10 do të zhvillojë në një takim me asamblenë e PS-së.

 

 

Në teatrin Petro Marko, në orën 10-00 do të mblidhet Asambleja e PS, ndërsa në orën 11-00 po në ambjentet e teatrit, do tq zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e Sport Klub Flamurtari.

 

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe nga deputeti Vullnet Sinaj.

 

 

Sikurse duket edhe në pamje, Rama është takuar edhe me qytetarët e Vlorës, duke zhvilluar biseda të shkurtra me disa prej tyre.