Policia Kufitare e Kakavijës në dalje të Shqipërisë ka sekuestruar një shumë parash.

 

Paratë në vlerë 44,750 Euro në posedim të 54-vjeçarit Dh.P. nga fshati Dhuvjan, nuk ishin deklaruar sipas ligjit.

 

54-vjeçari i mbante paratë në çantë dhe do të udhëtonte drejt Greqisë.

 

Shumat monetare iu sekuestruan ndërsa 54-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.