Në një prononcim për mediat pasi gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren e lartë Alda Klosi, avokati i saj Ilirjan Muho ndër të tjera ka folur edhe për burimin e parave të marra nga pastruesja Rozeta Dobi.

 

Avokati është shprehur se paratë, 125 mijë  euro, vijnë si rrjedhojë e një kontrate huamarrjeje që ka patur si qëllim kurimin e xhaxhait të Klosit në Amerikë.

 

“Nëse do ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe Dobit do të kishte një marrëveshje si është e mundur që në banesën e pastrueses janë gjetur dhe sende të vjedhura. Ka njerëz që janë paraqitur në prokurori dhe kanë njohur sendet e vjedhura në shtëpitë e tyre. Kemi të bjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësoj sado pak një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj.

 

Në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe nga Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi tjetër, në bazë të së cilës janë dhënë një shumë prej 125 mijë eurosh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. U pa e udhës që paratë të gjendet, e janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait të Alda Klosit. Pasi ajo është larguar në Amerike, paratë i janë kthyer Aldës dhe familjes së saj, me qëllim që këto para të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Klosi kishte të drejtë që deklarimin ta bënte deri në mars të vitit tjetër.”-tha avokati.