Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Vlorë-Kotë.

Policia informon se  shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.