Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka pezulluar nga detyra tre punonjës të policie.

 

Mëoshet se nga detyra janë pezulluar  Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;  Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;  D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

 

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor. Tre punonjësit e pezulluar të policisë më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, kanë  qenë në gjendje të dehur, dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.