Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Ai është mirëpritur nga Presidenti Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.

 

Sipas njoftimit për mediat që është bërë ditën e djeshme, Van der Bellen ka ardhur në kryeqytet në kuadër të një vizite zyrtare.

 

Axhenda e tij do të vijojë më pas me deklaratën për media rreth orës 11:45.

 

Ndërkohë në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku presidenti austriak do të mbajë fjalën përshëndetëse.

 

Agjenda e vizitës:

 

10:30  –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

 

17:00-  Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.