Aksident në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize. Për pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

 

 

 

Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge. Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por që në fakt ende nuk ka mbaruar ende. Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente.