Autoritetet polake kanë arrestuar një shtetas rus me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, raportoi The Guardian të hënën.

Në njoftim u tha se arrestimi i tij u krye në qytetin Gdansk, ku ai po dyshohet se kishte mbledhur informacione shtetërore për Rusinë.

 

“Gjetjet e bëra në këtë rast tregojnë se i dyshuari ka vepruar në dobi të inteligjencës ruse duke marrë e mbledhur informacione. Mbi infrastrukturën kritike në rajonet e Pomeranisë dhe Kujavia”, u tha nga autoritetet e Polonisë.

 

Kjo nuk është hera e vetme kur Polonia kapi spiunë të huaj.

 

Nëse faktohet vepra kriminale, i arrestuari mund të dënohet deri në 10 vjet burgim.