Kryetarja e Komisionit të Auditit për financimet me para ruse në PD, Ledina Mandia dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë prezantuar në një konferencë për mediat, gjetjet e raportit të audiitit, pas akuzave për financime me para ruse në PD .

 

Mandia është shprehur se PD-ja nuk është lobuar asnjëherë nga para ruse teksa ka shtuar se nuk ka hyrje-dalje të parave ruse apo pagesave të bëra në favor të PD-së në rrugë formale apo informale.

 

Më tej Mandia ka deklaruar se i takon Lulzim Bashës që të bëjë transparencë lidhur me këtë çështje e po ashtu sipas saj, në këtë hetim i takon Prokurorisë që të rihapë hetimin duke marrë edhe prova të reja dhe duke i thirrur si dëshmitarë të gjithë personat e implikuar.

 

“Sa i takon kontrollit të përdorimit të Partisë Demokratike të bërë nga audituesit, që janë të pavarura për të bërë një përfundim që PD-ja nuk është lobuar asnjëherë nga para ruse. Nuk ka hyrje-dalje të parave ruse apo pagesave të bëra në favor të PD-së qoftë në rrugë formale apo informale.

 

Ndërkohë që sa i takon faktit të çështjeve penale të hapura më përpara, të pushuara në rrethana të cilat nuk dihen, për pamundësi të organit të prokurorisë për të marrë Nik Muzin si dëshmitar apo për të përcaktuar cilësinë e tij si i pandehur apo edhe ngjarjeve të mëpasshme përsa i përket hetimeve në SHBA për McGonigal dhe përfshirjes së personave të tretë për të përfshirë PD-në në financime ruse, kuptohet që i takon organit të akuzës që të marrin dëshmitë në SHBA dhe së bashku me personat të cilët nuk janë thirrur si dëshmitarë, të hetohet në vijimësi së bashku persona dhe individë të caktuar që kanë krijuar imazhin e tillë për financimin e PD-së me para ruse.

 

Përgjegjësia është individuale. Takon që të bëhet transparenca përmes ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha e po ashtu në këtë hetim i takon organit të akuzës që të rihapë hetimin duke marrë edhe prova të reja dhe duke i thiorrur si dëshmitarë të gjithë personat e implikuar.

 

Ne kemi operuar me ato dokumente që janë zyrtare dhe auditimi është bërë mbi transparencën ligjore. Kuptohet që i kërkon organit të hetimit që ta çojë më përpara këtë çështje për të marrë nën hetim individët të cilët janë përgjegjës në krijimin e një imazhi të tillë për PD. I takon organeve të hetimit që ta zbardhin këtë sepse është një akuzë shumë e rëndë për Shqipërinë përveç PD-së në mënyrë të posaçme”-tha Mandia.