Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin por pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset nacionale, ndërsa në veri janë rikthyer reshjet e dëborës.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, në Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore dhe se po punohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe mjete të tjera. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme.

 

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të ulin shpejtësinë, respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.