Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorin e tretë të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 në Shëngjin, ku një objekti privat iu vendos një sasi lënde shpërthyese.
Bëhet me dije se ka rënë në pranga 52-vjeçari Zef Kola, banues në Tiranë, i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dyshohet se më datë 19 nëntor 2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin.
Kola, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.