Kryetari i PL, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qytetarëve sot të dhurojnë gjak për të gjithë ata që kanë nevojë, kryesisht fëmijët talasemikë,  bëri dhurimin e tij të zakonshëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

 

“Dhjetë minuta një kontribut për të dhuruar gjak është i barazvlershëm me kontributin për të shpëtuar tri jetë, - tha Ilir Meta. -  Mendoj se është detyrë e të gjithëve ne që i plotësojmë kushtet dhe kriteret për të dhuruar gjak që të jemi vullnetarë të përhershëm, pasi në mënyrë të përhershme, disa fëmijë dhe bashkëqytetarë që vuajnë nga talasemia, kanë nevojë për dhurim të përhershëm të gjakut që të përballojnë sfidat e shëndetit të tyre dhe të jetës.

I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të dhurojnë gjak në mënyrë të vazhdueshme, të bëhen vullnetarë të këtij procesi, sepse jo vetëm është një angazhim fisnik por dhe i shëndetshëm, por të rinjtë e të rejat  i zbukuron dhe i fisnikëron”.