Kreu i PS-së Rubik, Pal Tushaj, ka dhënë dorëheqjen pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

 

Në një status në rrjetet sociale, Tushaj shprehet se arsyeja e parë dhe kryesore që dha dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij, e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.

 

Më tej, ai thotë se kandidati i socialistëve nuk përfill strukturat e partisë, bën fushatë me njerëz me precedent penal, si dhe bën emerime klienteliste.

 

“Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rrubik.

 

Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsyet e tjera jane:1 – Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesëshme, 2 herë në javë me nga 2 orë.Vetem kur ka fushate vjen me kohë të plotë.

 

2 -Nuk përfill strukturat e PS

 

3 -Bën fushatë me njerëz me precedent penal.

 

Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qënë të paktën një herë në burg.

 

4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.

 

Të mos mbajsh mend shokët e klasës.

 

5 – Të qeshësh sa her fol Ndreca.

 

Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera”-shkruan Ndrec Dedaj.