Deputeti i Partisë Demokratikë Flamur Noka është thirrur ditën e sotme në SPAK.

 

Sipas disa informacioneve paraprake të marra nga Euronews Albania, Noka është thirrur në cilësin e deklaruesit për disa kallëzime që ka depozituar në SPAK.

 

Pak javë më parë deputeti Noka ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.

 

Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.