Tërhiqet nga gara kandidati i dytë grupimit të Alibeajt.

Pas kandidatit të Lezhës Sand Marku është tërhequr edhe ai i Bashkisë Korçë, Gjergji Gjata.

 

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.),” tha Gjata./Opinion.al