Një 85 vjeçar i ka thënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Pogradec.

 

Skënder Muçollari është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve të marra.

 

Më herët, i moshuari ka tentuar disa herë të vetëvritet. Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar. 85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Mësohet gjithashtu se i moshuari vuante nga skleroza.