lir Paja, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Ufo’ do të shlyejë dënimin e tij në Shqipëri.

 

Sipas vendimit të marrë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, Paja nuk do të ekstradohet drejt Italisë por dënimin do ta shlyejë në vendin tonë.

 

Ilir Paja është dënuar me 25.4 vite burg nga autoritet italiane, por duke zbritur 4 muaj e 26 ditë paraburgim, ai do të vuajë vetëm 24 vite, 8 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale të ‘vrasjes së kryer në bashkëpunim’ dhe ‘rrëmbim personi’.

 

I konsideruar si një nga personat më të kërkuar nga Policia, Ilir Paja u arrestua në fillim të Nëntorit 2022 në zonën e Laprakës pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane, të cilave i ishte shmangur duke u arratisur nga burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë disa çarçafë të lidhur së bashku.