Të paktën dy persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm të armatosur mbrëmë në Rennes të Francës.

 

Mediat lokale raportuan se një person ka hapur zjarr me pushkë automatike pranë një qendre tregtare në Rennes.

 

Dy persona, të moshës 29 dhe 35-vjeç, vdiqën në sulm dhe një tjetër u plagos. Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen.

 

Thuhet se sulmuesi është në kërkim dhe dyshohet se sulmi është kryer për larje hesapesh për trafik droge.

 

Guvernatori i qytetit Rennes, Philippe Astruc, tha se incidente të tilla të rënda janë të rralla në qytet./AA