Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca publikoi sot historinë e Selim Balikës, bletarit nga Tirana, i cili punon prej tri dekadash në këtë sektor.
Krifca shprehet se, bletaria po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë rurale dhe kjo falë mbështetjes në rritje që po adreson qeveria me politikat e saj.
Selimi sot ka 400 koshere bletësh dhe prej bletës merr 6 produkte: mjaltë; qumësht blete; propolis; dyll; polenë dhe helm.
Ai tregon se ka 30 vite që merret me bletari dhe tre djemtë e tij nuk lë të ikin jashtë, pasi do ti ketë krah dhe të merren me bletari.
“Tre djemve të mi dua t’iu trashëgoj dashurinë dhe profesionin për bletën”, thotë Selimi.