KORCE

Në Korçë u ndezën qirinj dhe u bënë lutje për viktimat e tërmetit shkatërrues të një jave më parë në Turqi.

Stafi i Rektoratit të Universitetit “Fan Noli” dhe ai i Prefekturës së Qarkut të Korçës u bënë bashkë për të shprehur dhimbjen për viktimat dhe solidarizimin me të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, për përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe që ka lënë pas humbja e të afërmve të tyre dhe gjithçkaje që kishin.

Të pranishëm prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole dhe zv.rektori i Universitetit Artur Adili shprehën dhimbjen për këtë tragjedi që preku popullin turk, ata njerëz që na u gjendën pranë në ditët tona të vështira në tërmetin e 26 Nëntorit 2019 dhe përgjatë periudhës së pandemisë Covid 19.

Këtij akti simbolik në mjediset e Rektoratit iu bashkuan gjithë punonjësit e Prefekturës, përfaqësuesit e Univeristetit “Fan Noli”, pedagogë e studentë.

Qirinj u ndezën edhe në shkallët e bashkisë së Korçës.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri