Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.37 lekë dhe këmbehet me 104.33 lekë. Euroja këmbehet me 113.35 lekë ose 0.26 lekë më pak.

 

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.39 lekë dhe këmbehet në kuotën e 128.81 lekëve.

 

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.98 lekë, ose 0.08 lekë më pak se ditën e mërkurë.

 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se luhatjet në tregun valutor vendas janë brenda pritshmërive të parashikuara dhe reflektojnë krahas kërkesë ofertës edhe ndryshimet në bursat ndërkombëtare./ATSH

 

 

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.33 -0.37  
Euro EUR 113.35 -0.26  
Poundi Britanik GBP 128.81 -0.39  
Franga Zvicerane CHF 113.98 -0.08  
Jeni Japonez (100) JPY 78.64 -0.88  
Dollari Australian AUD 69.91 +0.03  
Dollari Kanadez CAD 77.08 +0.04  
Korona Suedeze SEK 10.03 -0.04  
Korona Norvegjeze NOK 10.00 -0.08  
Korona Daneze DKK 15.22 -0.03  
SDR SDR 140.37 -0.41  
Ari (OZ 1) XAU 205287.01 -612.87  
Argjendi (OZ 1) XAG 2466.51 +30.71  
Juani Kinez (onshore) CNY 15.17 -0.04  
Juani Kinez (offshore) CNH 15.16 -0.04  
Lira Turke TRY 5.44 -0.03