Bashkia e Pogradecit dhe ajo e Šibenikut në Kroaci, synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre, në fushën e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.
Në kuadër të bashkëpunimi mes dy bashkive, me synim hartimin e projekteve të përbashkëta me kontributin financiar të BE-së, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, stafi i tij dhe disa sipërmarrës pogradecarë, po zhvillojnë një vizitë pune në bashkinë Šibenik.
Kryetari Xhakolli ka zhvilluar takime me homologun kroat të bashkisë Šibenik, Źeljko Burić dhe stafin e tij, ku kanë diskutuar për projekte konkrete në fushat e sipërpërmendura.
Vendosja e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy qyteteve është një tjetër fokus kryesor i këtij bashkëpunimi.
Ndërkohë që së shpejti mes dy bashkive do të realizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila do t’i hapë rrugën më pas binjakëzimit të dy qyteteve.
Bashkëpunimi mes dy bashkive është mundësuar nga ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda./ata