Faza e dytë e punimeve po shkon drejt përfundimit në lumin e Gjanicës. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

 

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Gjanica është në prag të një transformimi urban e mjedisor, nga një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin që ishte dje në një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit sot.

 

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.