Arben Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë për kontrollin e vilës së bashkëjetueses nga SPAK.

 

Kjo lëvizje vjen nga deputeti i Partisë Socialiste pas vendimit të Apel për të rrëzuar ankimimin e bërë për paligjshmërinë e kontrolleve në vilën e partneres së tij Erjola Hoxha.

 

Avokati i Ahmetaj, theksoi në ankimimin e bërë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të imunitetit të deputetit.

 

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet janë të pabazuara në prova dhe se kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha me shkeljen e privatësisë.