Pas dy makina të djegura ditën e djeshme në veri të Kosovës, pas mesnatës së sotme, iu është vënë zjarri edhe tri makinave të tjera të regjistruar me targa të Republikës së Kosovës, të cilat iu përkasin personave të nacionalitetit serb.

 

 

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.