Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat i pyetur nga gazetarët foli edhe për sa i takon akuzave ndaj ish-kryetares së, LSI, Monika Kryemadhit për financime ruse.
Balla tha se Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe ta kishte sqaruar këtë çështje.
“Është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini e cila përmes oligarkëve, si fjalë që është tashmë në modë, përmes biznesmenëve përfitues të fondeve nga bordorot e Vladimir Putin, të kenë financuar politikanë nga vende të ndryshme në Europë.
Një rast i ngjashëm është zbuluar në Gjermani para pak kohësh, në Austri, në Itali dhe më së shumti në vendet e rajonit tonë dhe ish-bllokut komunist. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë të caktuar për të dëmtuar demokracinë në ato vende dhe për të krijuar një front pro-rus në këto vende. Tani është ora 10, mendoj që në 8, Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe ta kishte sqaruar këtë çështje. Pra, si ka mundësi që gjendesh në dokumente që në faqe të parë janë dokumente zyrtare dhe rezulton që je aksionere, aksionere me kë? I ke në listat e zeza të SHBA-së dhe më e rëndësishmja ne deklarojmë çdo lloj llogarie bankare brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh Balla.