Zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve Kongresi i Parë i Shëndetësisë.

 

Në një postim në rrjetet sociale,  Kryeministri Edi Rama theksoi se kongresi i shëndetësisë do të mbahet së bashku me ekspertë vendas e ndërkombëtarë.

 

Ky kongres do të shërbejë si forum i përbashkët, për të ndarë historitë e suksesit, diskutuar përvojat dhe debatuar sfidat e sistemit shëndetësor, për një shërbim më cilësor e gjithëpërfshirës.