Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takojë Ministrin e Jashtëm të RMV, Bujar Osmani.

 

Në njoftimin për të shtyp nga Ministria bëhet e ditur se, Xhaçka do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Stevo Pendarovski; Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi; Zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

 

Nesër ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në takimin informal ministerial të Kartës së Adriatikut A5.

 

Vizita e kryediplomates shqiptare në RMV vjen pas takimit të dytë midis dy qeverive, si një shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, atë në suazën rajonale, si dhe në planin e diplomacisë shumëpalëshe.