Seanca për ish-ministrin e Brndshëm Saimir Tahirin është shtyrë sërish. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore e radhës për kërkesën e Tahirit, i cili kërkon t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim, por ka munguar gjyqtari i çështjes Elton Frashëri. Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka paraqitur kërkesën për liri sepse kërkon që t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nëse kjo kërkesë pranohet nga gjykata, Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi me 1 vit e 6 muaj.

 

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".