Pas arrestimit të Lefter Allës dhe shkarkimit me vendim të Këshillit të Ministrave, Këshilli bashkiak i Bulqizës ka zgjedhur një kryetar provizor për të kryer funksionet e kryebashkiakut.

 

Këshilltarët kanë zgjedhur Gëzim Xhafën për të zëvendësuesuar Lefter Allën.

 

Gëzim Xhafa u zgjodh në këtë detyrë me 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.

 

Pritet që ky i fundit të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.

 

Kujtojmë se prej dy javësh, paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Bulqizë nuk kanë marrë pensionin e invaliditetit. Shkak është bërë mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i arrestuar për abuzim me tendering e ujësjellësit.