Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Milano”.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

 

“Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i 48-vjeçarit me iniciale B. U. banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

 

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”-njofton policia.