Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje.

 

Policia informon se i riu, Sulejmën Velja, në bashkëpunim me një person tjetër, janë autorë të 8 vjedhjeve të kryera në qytetin bregdetar.

 

Më herët, ndaj Veljat Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.