Arrestohen 6 drejtues mjetesh dhe pezullohen 38 leje drejtimi në Vlorë, pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Uniformat blu kanë vënë në pranga ditën e sotme 6 drejtues mjetesh për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Ndërkohë 38 leje drejtimi janë pezulluar, 28 nga të cilat ishin për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

“Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

 

-janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

 

-janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat 28 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, tha policia.